Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

TRAGJIKE, i moshuari në Mallakastër VDES duke shuar flakët, u fut për ta fikur kur zjarri u përhap me shpejtësi dhe e dogji (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE, i moshuari në Mallakastër VDES duke shuar flakët, u fut
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Mallakastër ku bëhet me dije se një 76-vjeçar ka humbur jetën pasi po përpiqej të shuante zjarrin përfshiu ullishten e tij në fshatin Greshicë.

Paraprakisht thuhet se viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar Nazif Cenaj, i cili dyshohet se ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët, për të ndërhyrë dhe fikur zjarrin por flakët janë përhapur nga era e fortë dhe i kanë prekur trupin atij, duke i marrë jetën në vend.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Ndërsa pritet të kemi detaje të reja në vijim.  

“Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese