AKTUALITET /

EMRI/ Po përpiqej të shuante flakët që kishte përfshirë një ullishte, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Sipas të dhënave paraprake, viktima, Nazif Cenaj, dyshohet se hyri në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë, por nuk arriti të dilte prej saj.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Po përpiqej të shuante flakët që kishte
Foto ilustruese

Një 76-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, Nazif Cenaj, dyshohet se hyri në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë, por nuk arriti të dilte prej saj.

Në vendngjarje mbërritën ekipet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes së 76-vjeçarit./Versus.al

 

Poll