Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I kërkuar nga Spanja për trafik dr*ge dhe grup kriminal, kapet në Fier 60-vjeçari

    Bojlerët dëmtojnë tarracat e pallateve në Vlorë, banorët e “Isa Boletinit” kërkojnë zhvendosjen e tyre

    Aksident në Milano, autobusi i linjës 79 përplaset me një makinë, 7 të lënduar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » I kërkuar nga Spanja për trafik dr*ge dhe grup kriminal, kapet në Fier 60-vjeçari
    Aktualitet

    I kërkuar nga Spanja për trafik dr*ge dhe grup kriminal, kapet në Fier 60-vjeçari

    October 4, 2026
    Aksident tragjik në Pezë/ Mori makinën pa lejen e të atit! Humb jetën 15-vjeçari, plagoset një tjetër i mitur

    Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”.

    Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Forcat e Policisë kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Bishan shtetasin M. T., 60 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Madridit në Spanjë kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

    Sipas autoriteteve spanjolle, 60-vjeçari dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike. Ai akuzohet gjithashtu në Spanjë për veprën penale të “Vjedhjes së energjisë elektrike”.

    Pas përfundimit të veprimeve procedurale, M. T. u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë e këtij vendi.

    Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për vijimin dhe finalizimin e procedurave të dorëzimit të 60-vjeçarit te autoritetet spanjolle.

    droge kriminal spanja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I kërkuar nga Spanja për trafik dr*ge dhe grup kriminal, kapet në Fier 60-vjeçari

    October 4, 2026

    Bojlerët dëmtojnë tarracat e pallateve në Vlorë, banorët e “Isa Boletinit” kërkojnë zhvendosjen e tyre

    October 4, 2026

    Aksident në Milano, autobusi i linjës 79 përplaset me një makinë, 7 të lënduar

    October 4, 2026

    Merz mbërrin në Kiev në vizitë të papritur, dëgjohen shpërthime: Makineria ushtarake ruse mund të kthehet edhe te vende të tjera

    October 4, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.