Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të platformës “Flamingo Mirror”, duke ndarë të dhëna për përdorimin e saj gjatë 24 orëve të para.
Sipas shifrave të publikuara prej tij, platforma ka regjistruar 3 397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime në total dhe 49 pyetje të reja.
Rama bëri gjithashtu të ditur se ndaj platformës janë ndërmarrë 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat, sipas tij, janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme.
Duke e cilësuar platformën si nisjen e një epoke të re transparence, kryeministri deklaroi se ky është vetëm fillimi i një përballjeje mes fakteve të qeverisjes dhe përmbajtjeve që ai i konsideron sulme ndaj shtetit në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
FLAMINGO MIRROR – NJË EPOKË E RE TRANSPARENCE
Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar:
3,397 kërkime për faqe
127 mijë kërkime totale në platformë
49 pyetje të reja
dhe gjithashtu
sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm.
KY ËSHTË VETËM FILLIMI i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale.Versus.al

