Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Pogradec-Drilon, ku një kamion ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në hyrje të një kantieri ndërtimi, ku kamioni ka goditur drejtuesin e biçikletës.
Si pasojë e përplasjes, çiklisti ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit. Për shkak të gjendjes së tij, pritet që të transportohet drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të dokumentuar aksidentin dhe për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e tij.

