4 tetori në histori: dita kur Sputnik ndryshoi përgjithmonë garën hapësinore

4 tetori në histori: dita kur Sputnik ndryshoi përgjithmonë garën hapësinore

14:47, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnik 1, satelitin e parë artificial të Tokës.

Ngjarja shënoi fillimin e epokës hapësinore dhe tronditi Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një shtysë të jashtëzakonshme garës hapësinore mes dy superfuqive.

Por 4 tetori ka edhe një tjetër episod shumë interesant në histori.

Në vitin 1582, në disa vende europiane kalendari ndryshoi nga Julian në Gregorian dhe 10 ditë u hoqën nga kalendari për të korrigjuar mospërputhjen e akumuluar mes vitit kalendarik dhe vitit diellor.

Pra, për njerëzit që jetonin në ato vende, pas 4 tetorit erdhi 15 tetori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco