Meryl Streep si zëri i Aslanit në 'Narnia' ndez debat të madh

Meryl Streep si zëri i Aslanit në 'Narnia' ndez debat të madh

14:39, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga lajmet më interesante të showbiz-it sot lidhet me filmin e ardhshëm të Greta Gerwig, “Narnia: The Magician's Nephew”.

Meryl Streep do të jetë zëri i luanit Aslan, një prej personazheve më të rëndësishëm të universi të C.S. Lewis.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta, sidomos nga komentues konservatorë të krishterë, pasi Aslan shihet gjerësisht si një figurë alegorike që përfaqëson Jezusin në librat e Lewis.

Debati është zgjeruar edhe për mënyrën se si Gerwig po e përshtat veprën origjinale për ekran.

Nga ana tjetër, studiues dhe njerëz të afërt me trashëgiminë e Lewis kanë argumentuar se zgjedhja e një aktoreje femër për zërin e Aslanit nuk do të thotë automatikisht se personazhi do të ndryshohet në një karakter femëror.

Filmi pritet të jetë një prej produksioneve më të mëdha të viteve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco