Teherani do të rrisë rrezen efektive të raketave të tij
Irani planifikon të rrisë rrezen e raketave të tij pas luftës me Shtetet e Bashkuara, pasi forcat amerikane ndodhen në pozicione deri në 1,000 kilometra larg brigjeve iraniane. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, në një intervistë për agjencinë Fars.
“Gjatë kësaj lufte arritëm në përfundimin se duhet patjetër të rrisim rrezen e raketave tona dhe tashmë kemi nisur të ecim në këtë drejtim”, deklaroi Akraminia.
Sipas tij, ushtria iraniane synon gjithashtu përmirësimin e shpejtësisë dhe saktësisë së raketave. Zyrtari iranian tha se sistemet e përdorura gjatë konfliktit, përfshirë raketat e forcave tokësore dhe raketat e lundrimit të lëshuara nga deti, kanë treguar efektivitet, por se Teherani kërkon t’i përshtatë ato me pozicionimin më të largët të forcave amerikane.
Irani disponon një arsenal të gjerë raketash balistike dhe raketash lundrimi, me sisteme që kanë rreze të ndryshme veprimi. Të dhënat e Arms Control Association rendisin sisteme si Fateh-110 me rreth 200–300 kilometra, Zolfaghar me rreth 700 kilometra, Shahab-3 me deri në rreth 1,200 kilometra dhe Sejjil-2 me një rreze të vlerësuar deri në 2,500 kilometra.
Deklarata për zgjerimin e kapaciteteve raketore vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa të dyja palët vijojnë përpjekjet diplomatike përmes ndërmjetësve.
Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur
Irani: Jemi të përgatitur si për luftë, ashtu edhe për negociata
Zelensky: Urat kryesore janë vënë në shënjestër, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur
- 15:18 Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur
- 14:47 Zjarr në Zall-Herr, ndërhyjnë 25 6 automjete zjarrfikëse
- 14:30 Zjarri përfshin 10 hektarë pyje në Gjinar të Elbasanit, ndërhyrje në disa vatra aktive
- 14:25 Irani: Jemi të përgatitur si për luftë, ashtu edhe për negociata
- 14:22 Zelensky: Urat kryesore janë vënë në shënjestër, një i vrarë dhe gjashtë të plagosur
- 14:19 Dy viktima nga stuhitë në Katalonjë të Spanjës