Të rinjtë shqiptar nga Mokra humbin jetën në Greqi pas një aksidenti fatal

4 Tetor 2026 | 15:42

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë.

Viktimat janë identifikuar si Arditi, 34 vjeç, dhe Marigleni, 36 vjeç. Sipas informacioneve, dy të rinjtë ishin miq të ngushtë.

Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku një motor u përplas me një monopatinë elektrike. Përplasja ishte tepër e rëndë.

Arditi, i cili drejtonte motorin, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni, i cili udhëtonte me monopatinë elektrike, u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit. Kështu, bilanci i aksidentit tragjik shkoi në dy viktima.

Lajmi për ndarjen nga jeta të dy miqve ka shkaktuar dhimbje të madhe, ndërsa familjarët dhe të afërmit përballen me një humbje të dyfishtë dhe të papritur.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në Zall-Herr, ndërhyjnë 25 6 automjete zjarrfikëse

Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë Tiranë. Sipas informacioneve , flakët nuk paraqesin rrezik...
14:47 | 04/10/2026

Zjarri përfshin 10 hektarë pyje në Gjinar të Elbasanit, ndërhyrje në disa vatra aktive

Zjarri në masivin pyjor të Gjinarit ka marrë përmasa më të mëdha gjatë orëve të fundit. Flakët kanë përfshirë rreth 10 hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja...
14:30 | 04/10/2026

Arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë, dyshohet për 3 vjedhje në hotele e lokale

Një 27-vjeçar polak është arrestuar në Krujë, pasi dyshohet se ka kryer tre vjedhje në hotele dhe lokale gjatë javës së fundit. Operacioni policor është...
13:44 | 04/10/2026