Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë ullishten e tij. Mësohet se viktima, Nazif Cenaj, ishte duke punuar në tokën e tij, ku dyshohet se ka ndezur zjarr, i cili ka marr përmasa të mëdha.
Një prej banorëve të fshatit ka treguar për mediat se i moshuari mund të jetë asfiksuar nga tymi, por shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga grupi hetimor.
“Nazif Hasanaj ishte duke punuar te ullinjtë e tij, ka ndez zjarr edhe flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. Ndoshta është asfiksuar, atë do ta zbardh grupi hetimor. Familjarët shkuan kur panë flakët”, tha banori.

