Zjarret përfshijnë vendin/ 70-vjeçari humb jetën duke shuar flakët, digjen 10 hektarë pyje dhe qindra ullinj
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Sot protesta e 126 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar 3 Tetor, 19:11...
'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren 3 Tetor, 14:06 Rama prezanton &ld...
• Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, pasi ditën e sotme janë shënuar disa vatra të reja, të cilat kanë sjellë problematika të theksuara. • Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi po përpiqej të shuante zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës. • Sipas informacioneve paraprake, zjarri nisi në momentin kur 70-vjeçari po digjte mbeturinat, ndërsa më pas mori përmasa më të mëdha. • Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan. • Flakët janë riaktivizuar kanë avancuar drejt Pashtreshit, duke përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore. • Nga ana tjetër, vatra e zjarrit në Malin e Bukanikut vijon të mbetet aktive prej disa ditësh. • Situata e zjarrit mbetet kritike ndërsa po vijojnë përpjekjet për vënien e tij nën kontroll. • Forcat e shërbimit zjarrfikëse janë angazhuar në terren prej ditësh dhe po punojnë së bashku me Forcat e Armatosura për shuarjen e zjarrit, ndërsa ka ndërhyrje edhe nga ajri. • Zjarri ka rënë edhe në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale. • Pas kësaj në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës. • Si pasojë e këtij zjarri janë djegur qindra rrënjë ullinj shekullor, ndërsa disa të tjera janë mbi 35 vjeçare.
4 artikuj për këtë temë.
FIER- Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale. Pas kësaj në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e situatës.
Nga ana tjetër pritet një ndërhyrje edhe nga ajëri. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur qindra rrënjë ullinj shekullor, ndërsa disa të tjera janë mbi 35 vjeçare.
Zona është përfshirë nga re të dendura tymi dhe ka mbuluar edhe qytetin e Patosit. Situata vijon të mbetet e rëndë, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit./Dosja.al
FIER-Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi po përpiqej të shuante zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri nisi në momentin kur 70-vjeçari po digjte mbeturinat, ndërsa më pas mori përmasa më të mëdha.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve mëtej ku ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj. Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, 70-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit./Dosja.al
ELBASAN- Vatra e zjarrit në Malin e Bukanikut vijon të mbetet aktive prej disa ditësh. Sipas informacioneve paraprake, situata e zjarrit mbetet kritike ndërsa po vijojnë përpjekjet për vënien e tij nën kontroll. Forcat e shërbimit zjarrfikëse janë angazhuar në terren prej ditësh dhe po punojnë së bashku me Forcat e Armatosura për shuarjen e zjarrit, ndërsa ka ndërhyrje edhe nga ajri.
Era e fortë dhe terreni i vështirë për tu aksesuar, e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen me mjete dhe kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Deri më tani nuk ka rrezik për banesat apo bizneset, ndërsa të gjitha strukturat janë të angazhuara në terren dhe po punojnë për izolimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarrit./Dosja.al
ELBASAN- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar, në Elbasan. Flakët janë riaktivizuar dhe po avancojnë drejt Pashtreshit, duke përfshirë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyjore.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është aktivizuar në një terren malor mbi 1400 metra lartësi, ndërsa tymi i dendur është përhapur në zonën përreth. Dyshohet se vatra e parë është shkaktuar nga rrufeja gjatë ditëve të fundit, ndërsa situata është rënduar gjatë orëve të natës, kur flakët kanë kaluar në anën tjetër të malit dhe kanë prekur edhe masivin pyjor të Pashtreshit.
Në terren janë krijuar disa vatra aktive, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e pemëve është dëmtuar nga zjarri. Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve. Mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen në disa prej vatrave, ndaj ekipet po ndërhyjnë në këmbë dhe me mjete të përshtatura për terren malor. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Elbasan, shërbimeve publike, banorët e zonës dhe efektivë të ushtrisë.
Ekipet po punojnë për izolimin e vatrave, dhe ndalimin e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të pyllit. Pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, zjarri ende nuk është izoluar plotësisht. Për shkak të përmasave të tij dhe terrenit ku ndodhen vatrat ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri. Operacioni do të vijojë deri në shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa forcat në terren po monitorojnë veçanërisht zonat ku ekziston rreziku i riaktivizimit të flakëve./Dosja.al