Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe publikimin e një serie videosh që ditët e fundit kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. I ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, Kalaja tha se ajo që po ndodh nuk duhet trajtuar thjesht si një histori me përmbajtje rozë, por si pjesë e një përplasjeje më të gjerë politike.
Sipas tij, videot po përdoren si instrument presioni dhe shantazhi mes palëve. ‘Video është një mjet shantazhi që funksionon për vazhdimësinë e pisllëkut të pushtetit që këta do të vazhdojnë më përpara’, u shpreh Kalaja.
Ai e përshkroi situatën si një lloj ‘paqeje të armatosur’, ku palët, sipas tij, disponojnë materiale komprometuese ndaj njëra-tjetrës. ‘Unë të kam një video, ti më ke një video. Të dy kemi bërë pisllëk. Dhe në këto momente ne do të vazhdojmë me pisllëkun tonë’, tha Kalaja.
‘Po edhe kjo është, edhe kjo është sepse Rama nuk e di se ku të shkojë domethënë në këto momente nga klanet që po kafshojnë njëri-tjetrin dhe videot që nxjerrin, ja po ja nxjerrin këta njëri-tjetrit. Dhe ajo që doja të theksoja unë në këtë intervistë është që video është një moment, jo erotik siç po e trajtojnë këta tani muhabete, jo po e la mbesën thashë. Video është një mjet shantazhi që funksionon për vazhdimësinë e pisllëkut të pushtetit që këta do të vazhdojnë më përpara. Pra, këta janë në një marrëdhënie problematike, siç njihet ndryshe në teori politike, paqe e armatosur, që do të thotë unë të kam një video, ti më ke një video. Të dy kemi bërë pisllëk, apo jo? Dhe në këto momente ne do të vazhdojmë me pisllëkun tonë sepse po ta nxorra unë...
Atëherë kjo lloj video që ka plasur tani, video-mania e quaj unë, unë mendoj që ka prishur rregullat e lojës. Dhe po luajmë pa rregulla loje për momentin.
Na ka marrë malli për normalitet. Na ka marrë malli për normalitet, njerëzit janë të hutuar, të tulatur. Operacioni i shpëlarjes së trurit, që po zgjat gjatë këtyre pesë ditëve të fundit, besoj e keni parë apo jo? Sepse nuk, këto nuk janë video që i hedh një gazetare rozë. Këto janë video të cilat hidhen nga shërbimet, për të mbuluar videot e tjera më të mëdhaja. Kjo është në çdo teori politike, sidomos në manualet e Sorosit.
Patjetër pra, ishte operacion i shpëlarjes së trurit dhe për këtë duhet të biem dakord dhe duhet t'i bëjmë thirrje qytetarëve që kujdes nga këto momente. Sepse ato janë dhe video që krijojnë dhe probleme psikologjike te njerëzit. Të jemi realistë, janë video me përmbajtje shumë të fortë dhe larg qoftë që t'ju bjerë kalamajve nëpër duar këto, këto video. Pra këta nuk po pyesin më për familje, nuk po pyesin më për fëmijë, kanë kaluar çdo lloj caku. Dhe këtu po bëhet një luftë e paskrupullt tani sepse halli që kanë është hall shumë i madh. Tani kthjelltësia duhet ruajtur dhe ne duhet të ndjekim çfarë bën shteti në këtë rast. Pyetja kryesore është, a kemi shtet? Unë mendoj që qeveria kishte rënë me kohë. Po që të kishin rënë shërbimet informative...
dhe strukturat e tjera tani, të jemi realistë. Ne nuk është se kemi ndonjë nivel të lartë inteligjence në Shqipëri dhe punët e mëdhaja na i kanë bërë amerikanët, shërbimet partnere. Gjithmonë jemi bazuar, amerikan, gjerman, britanik, kështu muhabetesh. Tani, të shkojmë... se ne nga amerikanët kemi dëgjuar që partnerët shqiptarë janë të besueshëm, apo jo? Këtë fjali edhe e kemi marrë për të mirëqenë që këtu është një kukull që drejtohet nga këta. Po kjo kukull më fal, paska pasur lidhje me grupin më të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Kjo kukull jo vetëm ka pasur lidhje, shiste informacion, po ishte në vilën e tij, e mbronte atë, jepte informacion, shiste informacion, godiste palët e treta për në funksion të tij dhe këtu paska rënë shteti.
Je pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Dhe unë mendoj që të gjithë drejtorët e rëndësishëm të nomenklaturës së lartë të Edi Ramës, kanë kaluar tek zyra e Ergys Agasit. Jo unë mendoj, është fakt dhe ekzistojnë dhe video për këtë. Madje kemi prokurorë të SPAK-ut që kanë puthur dorën e Ergys Agasit. Kujt mbarit? Dhe të GJKKO-së. Pra këtu kemi një përfshirje shumë të gjerë dhe po tani, kur të vijë momenti i daljes së emrave të këtyre... jo çfarë ka thënë gazetari... kur të dalin zyrtarisht, çfarë videosh do të hedhin këta për t'ua mbuluar emrat e këtyre? Pra e kuptoni, në këtë temperaturë mendohet të zhvillohet loja politike tani. Prandaj thirrja ime për qytetarët shqiptarë është që të fokusohen tek shteti, jo tek historitë rozë të një kompozitori që këta e bëjnë mish për top, që bëjnë gjueti shtrigash tani. Dhe do t'i marrin mbarë këto, kush ka marrë projekte nga qeveria, këta do t'i nxjerrin me emra tani që të krijojnë atë amullinë që, 'hë mo këtu qenka një pisllëk i madh dhe secili ja fut njëri-tjetrit, këta janë të gjithë njësoj, çfarë problemi ka?'. Pra, relativizimi i çështjes është kurthi më i rrezikshëm që ka kjo histori për momentin.’, tha Aulon Kalaja në SYRI TV.
© SYRI.net