LIVE UPDATES
Politike

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i Kosovës voton nesër ndryshimet për Gjykatën Speciale

Para seancës, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion, i kryesuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, do ta shqyrtojë atë.

4 Tetor 2026, 16:58 Nga E.d
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Kuvendi i
Foto ilustruse

PRISHTINA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, më 5 tetor, seancë plenare në orën 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Para seancës, në orën 08:00, Komisioni për Legjislacion, i kryesuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, do ta shqyrtojë atë. Qorrolli ka njoftuar se në mbledhjen e komisionit do të shqyrtohen aspektet juridike të projektligjit, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit. 

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, për krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta apelojnë verdiktin për akuzat për krime lufte. 

Projektligji, sipas nismës së PDK-së, parasheh ndryshime në juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që rastet që konsiderohen jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Ai parasheh po ashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

Një nga ndryshimet e propozuara është edhe mundësia që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale. Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës dha mendimin e saj për nismën, duke vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e saj.

Sipas Qeverisë, vlerësimi përfshiu përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimin buxhetor dhe çështjet juridike të përmbajtjes së projektligjit.  Trajtimi i projektligjit po zhvillohet në një kohë kur Kuvendi po i afrohet fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, pas konstituimit të Kuvendit, dhe përfundon më 6 tetor. Nëse presidenti nuk zgjidhet deri atëherë, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

PDK-ja e ka lidhur mbështetjen e saj për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha më 3 tetor se partia e tij është e gatshme të diskutojë për presidentin dhe të japë votat e saj menjëherë pas miratimit të ligjit.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e ta gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.

Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten dy të tretat e të gjithë 120 deputetëve, pra 80 vota. Nëse asnjëri kandidat nuk i merr 80 votat, në rundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë, pra 61 vota, ndërsa për të tri rundet duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

LVV-ja, me 53 deputetë, tetë deputetë të komuniteteve joserbe dhe deputetin Nenad Rashiq, kishte 62 vota për formim të qeverisë. Nëse kësaj shifre do t’i bashkoheshin edhe 22 deputetët e PDK-së, numri do të shkonte në 84 vota, duke kaluar pragun prej 80 votash. Ndryshimet ligjore janë kërkuar në kohën kur në Kosovë po zhvillohen protesta të përnatshme kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të 16 shtatorit./REL

albulena haxhiu kosova kuvend

Sondazh

Poll

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti