Policia në Spanjë zhvilloi sot një operacion për evakuimin e një kampi emigrantësh në një zonë bregdetare të Ceutës, ku dhjetëra mijëra persona kishin kaluar kufirin nga Maroku rreth dy muaj më parë, njoftoi qeveria spanjolle.
Më shumë se 72 mijë emigrantë kishin kaluar kufirin nga Maroku drejt Ceutës në fund të korrikut.
Edhe pse shumica e tyre u kthyen më vonë në Marok, të paktën 10 mijë persona vijojnë të qëndrojnë në këtë enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut, duke rënduar burimet e zonës dhe duke shkaktuar tensione.
Policia zhvendosi emigrantët nga plazhi i Trampolín, ku rreth 3 mijë persona kishin jetuar për dy muaj në tenda dhe strehime të improvizuara, drejt një strukture të përkohshme.
Në këtë strukturë do të ndiqet procedura ligjore përkatëse, ndërsa emigrantët do të kenë gjithashtu mundësinë të kthehen në Marok, deklaroi sot një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme spanjolle për agjencinë e lajmeve Reuters.












