Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta
Kuvendi do të zhvillojë më 5 tetor një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00.
Në qendër të vëmendjes është projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të diskutohet dhe votohet në parim, nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në orën 11:00.
Për këtë projektligj janë paralajmëruar edhe protesta. Banorë të Bashkisë së Poliçanit, të cilët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, kanë njoftuar një tubim përpara Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë, organizatorë të protestave të përditshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që në orën 14:00 të mblidhen përpara Kuvendit për të protestuar gjatë zhvillimit të seancës plenare, e cila nis në 15:00.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar protestë kombëtar më tetë tetor kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën territoriale.
Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
Të rinjtë shqiptar nga Mokra humbin jetën në Greqi pas një aksidenti fatal
Zjarr në Zall-Herr, ndërhyjnë 25 6 automjete zjarrfikëse
- 17:03 Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
- 16:52 ”Jo në emrin tim”, protestë në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 16:43 Merz mbërrin në Kiev nën tingujt e sirenave dhe shpërthimeve në Kiev
- 16:37 Kane thyen rekordin, anglezi i parë me më shumë se 10 gola në tre sezone të ndryshme
- 16:31 Elfyn Evans fiton titullin e Kampionatit Botëror të Rally-t
- 16:19 Rojet bregdetare amerikane vijon kërkimet e aeroplanit të zhdukur me 6 persona, gjenden disa mbeturina