BOTA /

Brukseli ''vishet'' sërish kuqezi, protestë kundër dënimit të liderëve të UÇK

Shkruar nga Versus

Brukseli ''vishet'' sërish kuqezi, protestë

Dënimi me 81 vite burg i 4 liderëve të UÇK nga Gjykata e Hagës ka sjellë protesta të shqiptarëve në vende të ndryshme të Evropës. Sot u protestua në Belgjikë për të kundërshtuar vendimin e Hagës me thirrjet ''Jo në emrin tim''. 

Organizatorët u bëjnë thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë të marrin pjesë në tubime për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Ditën e djeshme pati edhe një protestë nga shqiptarët në Bruksel për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit që po mbahet ndaj qeverisë shqiptare në kushtet kur prej 4 muajsh po protestohet dhe kërkohet dorëheqja e Ramës. Versus.al

Poll