“Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet
Kryeministri Edi Rama këtë të diele ka deklaruar se 24 orë pas prezantimit të platformës “Pasqyra e Flamingos”, të cilën e cilësoi epokë të re transparence, janë regjistruar mbi 127 mijë kërkime.
Rama përmes një postimi në “Facebook” shkruan se në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos” ka regjistruar 3,397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime totale në platformë dhe 49 pyetje të reja.
Sipas tij “Flamingo Mirror” ka pasur edhe 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat sipas Ramës janë zmbrapsur pa asnjë dëm.
“Ky është vetëm fillimi i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit antishtet të kanaleve sociale”, shkruan Rama.
Platforma “Flamingo Mirror” do të jetë dritarja publike online ku qytetarët mund të gjejnë dokumente, të dhëna, referenca ligjore, statusin e proceseve dhe informacione të detajuara për çështje e projekte me interes publik.
Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta
Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
Të rinjtë shqiptar nga Mokra humbin jetën në Greqi pas një aksidenti fatal
- 17:25 Marine Le Pen rikonfirmon mbështetjen për Bardellën, i akuzuar për mesazhe antisemite
- 17:18 Ben Blushi: Jam Mesdhetar
- 17:12 Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta
- 17:03 Berisha njofton protestën kombëtare, thirrje qyetarëve: Të mobilizohemi
- 16:52 ”Jo në emrin tim”, protestë në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 16:43 Merz mbërrin në Kiev nën tingujt e sirenave dhe shpërthimeve në Kiev