Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

4 orë luftë me flakët, vihet nën kontroll situata në Margëlliç, zjarri dogji ullinjtë dhe varrezat e fshatit

Shkruar nga Newsbomb
4 orë luftë me flakët, vihet nën kontroll situata në
Foto nga vendngjarja

Pas më shumë se katër orësh, zjarri që përfshiu zonën e Margëlliçit është shuar falë ndërhyrjes së një avioni zjarrfikës “Air Tractor”. Flakët iu afruan banesave dhe puseve të naftës, ndërsa përfshinë edhe varrezat e fshatit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve deri në mbërritjen e avionit zjarrfikës, i cili ndërhyri nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dhjetëra e qindra rrënjë ullinjsh, përfshirë ullinj shekullorë dhe pemë mbi 35-vjeçare, janë djegur.

Zjarri shkaktoi gjithashtu re të dendura tymi, të cilat mbuluan zonën dhe u përhapën deri në qytetin e Patosit. Edhe pse zjarri është shuar, forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në vendngjarje, ku po monitorojnë situatën dhe po verifikojnë nëse ka ende vatra aktive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese