Studimi: Mënyra si flasim mund të tregojë sa shpejt po plaket truri
Mënyra se si ne flasim, mund të na tregojë se sa shpejt po plakemi. Disa studiues kanë hedhur hipotezën se zëri dhe mënyra e të folurit mund të japin të dhëna të rëndësishme për shëndetin e trurit.
Ata kanë përdorur një sistem të quajtur “ora e të folurit”, i cili analizon mënyrën se si flet një person dhe llogarit një moshë të përafërt të të folurit. Kjo më pas krahasohet me moshën reale të individit.
Në studim u analizuan regjistrime të afro 3 mijë të rriturve në Amerikën Latine. Inteligjenca artificiale shqyrtoi ritmin e të folurit, pauzat, tonin e zërit, fjalorin dhe mënyrën se si njerëzit shprehnin idetë.
Rezultatet treguan se personat, të cilëve të folurit u dukej më i vjetër se mosha reale, kishin më shumë shenja të plakjes së trurit dhe rezultate më të dobëta në testet e kujtesës, përqendrimit dhe zgjidhjes së problemeve.
Një lidhje u gjet edhe me një proteinë në gjak që lidhet me Alzheimerin.
Megjithatë, studiuesit thonë se “ora e të folurit” nuk është ende një test diagnostik për demencën. Ajo shihet si një mënyrë e re, e lirë dhe jo-invazive për të studiuar plakjen dhe shëndetin e trurit.
74-vjeçari nga Fieri, i dashuruar me detin e Vlorës: Vij të harroj gjithçka
“Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet
Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta
- 17:38 74-vjeçari nga Fieri, i dashuruar me detin e Vlorës: Vij të harroj gjithçka
- 17:32 Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
- 17:26 “Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet
- 17:25 Marine Le Pen rikonfirmon mbështetjen për Bardellën, i akuzuar për mesazhe antisemite
- 17:18 Ben Blushi: Jam Mesdhetar
- 17:12 Reforma territoriale në komision, e hëna nis me protesta