A është rikthyer murtaja në Siberi? Panik në Rusi pas vdekjes së punëtores së laboratorit
Një punonjëse në një institut kundër murtajës në rajonin e Irkutskut humbi jetën pasi u diagnostikua me “pneumoni me origjinë të panjohur”. Banorët e rajonit Irkutsk të Rusisë janë thellësisht të shqetësuar nga raportimet për një shpërthim të mundshëm të murtajës pneumonike në këtë zonë siberiane.
Darya Shipilova vdiq në orët e para të 2 tetorit në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të rrethit në qytetin Shelekhov. Sipas mediave lokale, ajo theu një epruvetë që përmbante patogjenin e murtajës.
Incidenti i shtyu autoritetet të vendosnin masa karantine. Rreth 200 persona janë vendosur nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore. Media “Baikal People” raporton se disa spitale në Irkutsk u mbyllën menjëherë dhe u vendosën në karantinë, për tre javët e fundit.
Nga erdhi murtaja?
E ndjera, një asistente laboratori 28-vjeçare, e specializuar në kërkimin mbi patogjenët e rrezikshëm. Sipas rrëfimit kryesor të raportuar nga kolegët e saj dhe media e pavarur, më 25 shtator, ndërsa punonte me material biologjik të gjallë në laborator, ajo aksidentalisht theu një provëz që përmbante bakterin e rrezikshëm Yersinia pestis.
Dy ditë më vonë, gjendja e Shipilovës u përkeqësua papritur. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e distriktit Shelekhov. Në fillim, mjekët, të pavetëdijshëm për atë që kishte ndodhur, dyshuan për një rast të rëndë të koronavirusit dhe e shtruan në një njësi të specializuar për Covid.
Megjithatë, përkeqësimi i shpejtë dhe pamja klinike i detyruan ata të kryenin teste të shpejta për infeksione shumë të rrezikshme. Pacientja u vu në ventilator, por jeta e saj nuk mundi të shpëtohej.
Forma pulmonare e murtajës zhvillohet jashtëzakonisht shpejt dhe, pa trajtim të shpejtë dhe të synuar me antibiotikë, është pothuajse gjithmonë fatale.
Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
Merz mbërrin në Kiev nën tingujt e sirenave dhe shpërthimeve në Kiev
Rojet bregdetare amerikane vijon kërkimet e aeroplanit të zhdukur me 6 persona, gjenden disa mbeturina
- 17:45 Studimi: Mënyra si flasim mund të tregojë sa shpejt po plaket truri
- 17:38 74-vjeçari nga Fieri, i dashuruar me detin e Vlorës: Vij të harroj gjithçka
- 17:32 Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
- 17:26 “Pasqyra e Flamingos”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime, fillimi i përballjes mes fakteve dhe llumit antishtet
- 17:25 Marine Le Pen rikonfirmon mbështetjen për Bardellën, i akuzuar për mesazhe antisemite
- 17:18 Ben Blushi: Jam Mesdhetar