AKTUALITET /

''Avullojnë'' paratë e shqiptarëve, skandal te Raiffeisen Bank! Llogaritë 'zbrazen' në mënyrë të mistershme

Pavarësisht raportimeve të shumta të qytetarëve, ende nuk ka asnjë përgjigjie nga banka lidhur me këtë situatë skandaloze.

Shkruar nga Versus

''Avullojnë'' paratë e shqiptarëve, skandal

Pas disa rastesh me skandale në aspektin e sigurisë kryesisht, Raiffeisen Bank është rikthyer sërish në vëmendje për shkak se një numër i madh qytetarësh pretendojnë se paratë e tyre janë zhdukur në mënyrë ‘’misterioze’’ nga llogaritë e tyre.

Sipas qytetarëve, paratë e zhdukura rezultojnë në historikun e aplikacionit thjesht si ‘’Tërheqje në ATM’’. Në kushte normale tërheqjet nga bankomati regjistrohen me të dhëna të detajuara duke përfshirë vendndodhjen dhe orën e saktë. Por në këto raste të raportuara, nuk ka asnjë lloj detaji të tillë.

Qytetarët ankohen gjithashtu për mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë nga ana e bankës e cila nuk sqaron nëse po përballet me një sulm kibernetik të përmasave të mëdha, apo vetë qytetarët po përballen me një vjedhje të mirëfilltë nga brenda.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti, një rast kur dy ish punonjës të bankës kishin arritur të vidhnin plot 200 mijë euro nga llogaritë e qytetarëve tregoi edhe njëherë komprometimin e infrastrukturës së sigurisë së kësaj banke. Ajo çfarë e bën edhe më tronditëse situatën është se qytetarët pretendojnë se edhe pasi i kanë bllokuar kartat e tyre bankare, paratë vijojnë të rrjedhin nga llogaritë e tyre. Versus.al

 

Poll