Politologu shqiptar Aziz Aziri, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, ka folur për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe problematikat me të cilat përballen ata në institucionet e Serbisë.
Aziri tha se për shqiptarët e Luginës nuk është e rëndësishme vetëm numri i deputetëve që mund të kenë në Kuvendin e Serbisë, por mbi të gjitha aftësia e tyre për të ngritur zërin dhe për të mbrojtur interesat e komunitetit.
‘Ne edhe me i pas 20 deputetë nuk është se mundemi me bërë gjë. Ne, i pas 6-7, mundemi me bërë një grup parlamentar’, u shpreh Aziri.
Ai solli si shembull përfaqësimin e shqiptarëve në legjislaturat e mëparshme, duke theksuar se edhe me një numër të vogël deputetësh mund të krijohet një grup parlamentar dhe të ketë veprim të përbashkët.
Sipas tij, shqiptarëve në Luginë u duhet një përfaqësim që ta përdorë zërin në Kuvend për të bërë të njohura problemet e komunitetit.
‘Ne edhe me i pas 20 deputetë nuk është se mundemi me bërë gjë.
Ne i pas 6-7 mundemi me bërë një grup parlamentar. Po edhe në zgjedhjet e kaluara ne jemi... me tre kemi qenë grup parlamentar me të Pazarit të Ri.
Edhe kanë, po, kanë vepruar si, në nivel të përbashkët. Edhe nuk është se, s'ka qenë e mirë për shembull, përfaqësimi i zotit Kamberi, kur mua personalisht më ka pëlqyer. Pse, se ka dalë, ka folur gjëra që janë elementare për shqiptarët.
Ka qenë... kur ra komunizmi në Shqipëri, dolën ca parti dhe njëra parti thoshte, nuk është tani aktive, s'po ndërhyj në politikën aktive në Shqipëri, edhe thoshte: 'Më mjafton ta marr... ta kam një mikrofon në Kuvendin e Shqipërisë, edhe të ma dëgjojë zëri bota se çfarë do them'.
Edhe neve në Preshevë na duhet, mjafton një, një mikrofon të kemi, ose dy mikrofona, e të na dëgjojë Evropa, po ato dy mikrofona t'i kemi me aktorë të cilët nuk shiten, nuk... nuk gjunjëzohen para kërcënimeve. Sepse në vitin 2020 kur ne i kishim tre deputetë...
...deputeti i dytë që ka qenë, është arrestuar tre muaj para se me u bërë deputet. Është arrestuar për korrupsion në Komunën e Preshevës, si përfaqësues i një kompanie e cila ka marrë tendera nga Komuna e Preshevës, edhe është arrestuar. Edhe prej asaj dite që është bërë deputet, deri atë ditë që ka shkuar në zgjedhje prapë shteti, nuk e ka folur asnjë fjalë. Domethënë prej dy vite aktivitet politik brenda Kuvendit nuk është folur asnjë fjalë. Prandaj neve s'na duhen tre-katër deputetë kështu kur s'flasin. Na duhen tre-katër deputetë që e ngrisin zërin, që e bllokojnë edhe foltoren kur është çështja e shqiptarëve. Për shembull ne... janë pranuar diku 200 ose 300 zjarrfikës në krejt Serbinë. Në Preshevë dhe në Bujanoc janë pranuar dy serbë, asnjë shqiptar s'është pranuar.
Ne i kemi 45 zjarrfikës në Preshevë, e kemi vetëm një shqiptar, jemi 99% shqiptarë atje.
As për zjarrfikës. Edhe në pagesën rrugore, te trau që e kemi që bëhet pagesa, që e lidh atë aksin rrugor prej në korridorin 10, prej kufirit me Maqedoninë deri në Komunën e Bujanocit, që rrok përmes Preshevës. Aty i kemi 30 të punësuar, i kemi 27 serbë, 3 shqiptarë.
Edhe unë mendoj që prioritetet e shqiptarëve të Luginës nuk janë se sa deputetë veç t'i kemi, po ato deputetë të jenë produktivë, se ti mundesh me i pasur edhe 30 dhe mos me qenë produktivë.
Për shembull, neve shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasivizimi i adresave na ka shkërmoqur, na ka ndarë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni. Ne kemi nevojë për përfaqësim institucional, të kemi përfaqësim të drejtë në institucionet e Republikës. Kemi nevojë që ekonomia të mos jetë e njëjtë. Ne, një zonë industriale e flasin liderët tanë në Preshevë, që kanë bërë, kanë investuar miliona, po aty ke të kullosin bagëtitë, nuk ke asnjë trafik të vogël ta them që të thotë që është një zonë industriale. S'ke asnjë investitor sot momentalisht.’, tha Aziri në SYRI TV.© SYRI.net