Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

    Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona

    Nga shuma të vogla deri tek ato të mëdha/ Denoncime për para të zhdukura nga llogaritë e Raiffeisen, qytetarët kërkojnë shpjegime

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve
    Aktualitet

    SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

    October 4, 2026
    SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

    Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

    Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave, prokurorja Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.

    Por ky vendim është kundërshtuar nga familja Haklaj. Babai i vëllezërve Muharrem Haklaj dhe motra Aishe Haklaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve mbi kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021.

    Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda. Në kallëzimin e tyre, Ajshe dhe Muharrem Haklaj akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha se ka urdhëruar vrasjet e katër vëllezërve. Krahas Berishës, në kallëzim janë përfshirë edhe 15 persona të tjerë, të cilët kallëzuesit i akuzojnë si pjesë të një grupi të armatosur dhe një organizate kriminale që, sipas tyre, vepronte nën urdhrat e ish kryeministrit.

    Në kallëzim janë ngritur akuza për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste. Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar në kallëzim se familja dispononte prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmi që, sipas tij, mund të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve. Vetë motra e madhe e Haklajave Ajshe Haklaj, Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë dëshmuan për disa orë në SPAK duke paraqitur  pretendimet e tyre.

    Ndërkohë, prokuroria e posaçme pasi ka kryer veprimet hetimore të konsideruara të nevojshme dhe ka marrë në pyetje disa persona të tjerë  dhe  me pas , ka vendosur pezullimin e çështjes dhe referimin e saj për veprime të mëtejshme hetimore. Vrasjet e katër vëllezërve Haklaj janë pjesë e një historie të gjatë konfliktesh dhe përplasjesh të armatosura në Tropojë, ndërsa familja Haklaj prej vitesh kërkon zbardhjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që ata i konsiderojnë përgjegjës.

    Katër vëllezërit Haklaj u vranë brenda një periudhe prej afro tre vitesh, në një seri atentatesh në Tropojë. I pari ishte Shkëlqim Haklaj, i vrarë më 5 janar 1998 në Qafën e Luzhës. Më 4 gusht 1999 u vra Halil Haklaj, ndërsa vëllai i tij Fatmir, i cili mbeti i plagosur në këtë atentat, u vra tre muaj më vonë, më 4 nëntor 1999, në Bujan. I fundit nga katër vëllezërit ishte Ylli Haklaj, i vrarë më 3 dhjetor 2000 në një atentat me snajper. Këto vrasje ndodhën në periudhën e përplasjeve të armatosura dhe konflikteve të shumta në Tropojë.

    akuzat ndaj Berishës dosja Tropoja Drejtësia familja Haklaj GJKKO Gjykata e Posaçme Haklajt hetim penal hetimet pezullimi i hetimeve Prokuroria e Posaçme sali berisha shqipëri spak Tropoja vendim gjykate vrasja e vëllezërve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

    October 4, 2026

    Tragjedi ajrore në Gjermani, rrëzohet avioni i vogël dhe humbin jetën dy persona

    October 4, 2026

    Nga shuma të vogla deri tek ato të mëdha/ Denoncime për para të zhdukura nga llogaritë e Raiffeisen, qytetarët kërkojnë shpjegime

    October 4, 2026

    Grabiste hotele dhe lokale dhe largohej me biçikletë, arrestohet 27-vjeçari polak në Krujë

    October 4, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.