Sport
Malen në superformë, “Serie A” e shpërblen me çmimin e muajit

Donyell Malen po kalon një formë fantastike me Romën, duke u shpallur “Lojtari i Muajit” për periudhën gusht-shtator në “Serinë A”.
Sulmuesi holandez ka qenë vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, duke realizuar 6 gola në 5 ndeshje në kampionat.
Reklamë
Paraqitjet e tij kanë ndihmuar Romën të jetë në krye të renditjes pas pesë javëve të para të sezonit.
Malen e fitoi këtë çmim pas votave të tifozëve dhe vlerësimit të statistikave individuale, duke lënë pas emra si Lautaro Martinez, Adrien Rabiot dhe Davide Frattesi.
Trofeu do t’i dorëzohet sulmuesit përpara ndeshjes Roma-Genoa, më 17 tetor, në stadiumin “Olimpico”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




