
Nesër në orën 15:00, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare për të diskutuar lidhur me probleme të evidentuara nga takimet e deputetëve me qytetarët.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe të rendit të ditës, nis debati mes palëve politike në Kuvend. Ndërkohë, protestuesit të cilët prej 127 ditësh vijojnë rezistencën përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama kanë njoftuar protestë para Kuvendit në orën 14:00. Versus.al


