• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

PDK: Nesër votohet ligji për “Specialen”, jo pazar për Presidentin e ri

18:39 : 04/10/2026
në RAJONI

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara do të kalojë nesër në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ai ka thënë se pret që iniciativa e kësaj partie, të përkrahet nga të gjithë deputetët.

“Nesër në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë ligji për plotësim-ndryshimin për Dhomat e Specializuara. Kjo është një iniciativë ligjore e Partisë Demokratike të Kosovës, por e përkrahur masivisht edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për përkrahjen e këtij projektligji.

E ka marrë miratimin edhe nga Qeveria dhe tash i plotëson të gjitha kushtet që procedohet në Kuvend. Nesër jam optimist se ligjin do ta përkrahin të gjithë deputetët, edhe i lus edhe i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të jenë në mbështetje të këtij projektligji” – tha ai.

Hamza u pyet nëse do të ketë votë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës në rast se votohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Lexo edhe:

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

Albin Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava vendimtare

Ai tha se çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentit janë dy çështje të ndara.

“E para, duhet me i nda këto dy gjëra. Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë gjëra të ndara. Ligji është nevojë. Ligji e adreson një çështje që i kalon përmasat e një subjektit politik, e një mandatit të një qeverie. Çështjet e individëve, qytetarëve, është një ligj që kërkon drejtësi edhe me u vërtetuar ajo çka është pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka qenë një luftë e imponuar, populli i Kosovës është organizuar për mbrojtjen e të drejtave të veta, për liri, për pavarësi, për shtet dhe ligji nuk ka të bëjë me një parti politike, nuk ka të bëjë me individë, ka të bëjë me mbrojtjen e të vërtetës historike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të lidhet me marrëveshje apo pazare politike për zgjedhjen e presidentit.

“Prandaj këtu po flasim për mbrojtjen e të vërtetës historike. E pastaj, normalisht që pasi që veçse afatet kushtetuese po afrohen për presidentin, gjithmonë partitë politike janë për me biseduar edhe për çështjen qysh me i dhënë vendit institucione. Por nuk është që Partia Demokratike e trajton edhe e konsideron edhe e lejon që kjo çështje të trajtohet në nivel të pazareve politike. Është çështje tjetër puna e ligjit dhe është çështje tjetër puna e presidentit”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Etiketa: Bedri HamzaPDK

Lajme të lidhura

RAJONI

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

21:33 : 03/10/2026
RAJONI

Albin Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava vendimtare

10:56 : 02/10/2026
RAJONI

PDK-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Specialen para 6 tetorit

12:23 : 29/09/2026
Lajmet e Dites

Çfarë parashikon nisma e PDK për ndryshimet në ligjin për Specialen?

18:01 : 21/09/2026
RAJONI

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen

12:00 : 21/09/2026
RAJONI

Vendimi i Speciales/ Hamza: Një ditë turpi për drejtësinë ndërkombëtare

15:12 : 16/09/2026

TË GJITHA

PDK: Nesër votohet ligji për “Specialen”, jo pazar për Presidentin e ri

18:39 : 04/10/2026

Tensionet gjeopolitike rreth F-35, si teknologjia amerikane krijon varësi strategjike

18:31 : 04/10/2026

“Mjaft, mos i shpërndani më!”/ Blerina Matraku reagon pas publikimit të videove intime: Kërkoj falje!

18:17 : 04/10/2026

Liqeni i ‘Barunëve’ drejt tharjes, Kalaja: Për dy javë mund të përballemi me masakrën si në Lushnjë

18:07 : 04/10/2026

Pasi spastroi banorët e Kolonjës, Fortis Construction merr leje për parqe diellore në Klos dhe Vaun e Dejës

17:57 : 04/10/2026

Alarm sigurie, serbët po spiunojnë ushtrinë shqiptare në Bizë dhe Kuçovë

17:51 : 04/10/2026

Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!

17:44 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com