web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëzohet avioni në Gjermaninë perëndimore, 2 viktima

4 Tetor 2026, 18:27, Kosova & Bota CNA

Rrëzohet avioni në Gjermaninë perëndimore, 2 viktima

Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore.

Policia konfirmoi se të dy personat në bord humbën jetën në aksidentin që ndodhi pranë qytetit të Gundelsheim-it, raportoi transmetuesi publik rajonal SWR.

Pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, por  u shua nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje.

Rrëzimi ndodhi pak para mesditës pranë Gundelsheim-it, në distriktin Heilbronn të landit Baden-Württemberg. 

Sipas medias gjermane "Bild", avioni po i afrohej një aerodromi të vogël në Gundelsheim kur, për arsye ende të paqarta, u përpoq të bënte një manovër, u kap në një gardh dhe më pas goditi një pemë, para se të rrëzohej në një vresht.





Lajmet e fundit nga