Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Era e fortë riaktivizon flakët në Marglliç, 8 zjarrfikëse në betejë me zjarrin

Shkruar nga Newsbomb
Era e fortë riaktivizon flakët në Marglliç, 8
Foto ilustruese

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Marglliç të Fierit, e cila ishte shuar pak orë më parë falë ndërhyrjes së avionit zjarrfikës Air Tractor.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll.

Situata paraqitet e vështirë për shkak edhe të terrenit kodrinor. Siç raportuam më herët, gjatë mesditës flakët iu afruan banesave dhe puseve të naftës, ndërsa përfshinë edhe varrezat e fshatit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Patosit arriti të ndalojë përparimin e flakëve, deri në mbërritjen e avionit zjarrfikës, i cili ndërhyri për shuarjen e vatrës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese