Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Rusia po përshkallëzon bombardimet për të dobësuar rezistencën e Ukrainës ...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 127-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Gjatë fjaimeve para godinës qeveritare ata artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se përmes protestës qytetarët e kanë përfaqësuar dejësisht vendin.• Ai u bëri thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre, veçanërisht lidhur me reformën administrative dhe territoriale. • Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se përmes protestës qytetarët e kanë përfaqësuar dejësisht vendin.
Ai u bëri thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre, veçanërisht lidhur me reformën administrative dhe territoriale. Sipas tij, reforma administrative dhe territoriale duhet të garantojë akses më të mirë të qytetarëve në shërbime dhe burime.
Kjo veçanërisht për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha. Pashaj deklaroi se vendimet e qeverisë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe kërkoi më shumë transparencë në procesin e hartimit të politikave.
Mjeku Ermal Pashaj: U bënë 127 ditë sot që na sjellin në shesh për të kërkuar të drejtën tonë, për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të popullit, kanë prekur jetën në çdo qelizë. Ndër to, kemi parë që, në vend që të ndërmerren nisma transparente për t’i dhënë kapacitetin e përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve, ato janë drejtuar 180 gradë në krahun e kundërt dhe po çojnë ujë vetëm në burimet e interesit thellësisht politik të kësaj qeverie.
Në ditët në vazhdim do të votohen në Parlament edhe reforma administrative dhe territoriale. Shpesh qytetarët janë detyruar të shkojnë drejt qendrave të mëdha, duke krijuar pamundësi në aksesin në burimet e resurseve për të pasur një jetë sa më dinjitoze. Të gjitha këto nuk kanë përfaqësuar interesin kombëtar, ky interes po përdhoset. Ky interes nuk parashikon se cilat do të jenë mekanizmat që individët do të duhet të shfrytëzojnë për të përdorur tokën e tyre, për të shfrytëzuar resurset e tyre dhe për t’i pasur në benefitin e vet.
Kemi bërë një peticion për t’i kërkuar qeverisë dhe të gjithë deputetëve të Parlamentit të shpallin me ndërgjegjen e tyre një mekanizëm ku të tregojnë se qasja dhe politikëbërja nuk është totalisht kundër qytetarëve të këtij vendi. Kjo kërkesë do t’u drejtohet të gjitha grupeve parlamentare, për vendimet që duhet të marrin dhe kartonat që duhet të ngrenë.
Mos çoni ujë në ato toka që pjellin vetëm vota për qeverinë. Çoni ujë në ato toka për të punuar njerëzit dhe për të prodhuar për gjithë Shqipërinë, në ato toka për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Mos përdhosni dinjitetin dhe t’i katandisni këta njerëz që të ikin nga Shqipëria. Kaq e thjeshtë është. Jepuni mundësi të gëzojnë tokën e tyre, të marrin dijen për të ushtruar veprimtaritë e tyre prodhuese në të gjitha zonat.
Tregoni një herë të vetme në jetën tuaj se mund të jeni edhe përkrah qytetarëve të thjeshtë, tregoni se mund të vini emrin në një gur themeli që Shqipëria do ua dijë ndër vite. Ne jemi këtu si qytetarë, për t’i thirrur ndërgjegjes suaj që ajo të shërbejë për kombin. Një letër dhe email do t’u shkojë grupeve parlamentare për t’i sensibilizuar sadopak në veprimtarinë e tyre parlamentare.
Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve, për ta shfrytëzuar atë në më të mirën e mundshme. Dhe sado të jenë shqiptarët të këqij, nuk do të jenë kurrë aq të këqij sa të shëmben tokën e tyre, sa të përdhosin tokën e tyre. Ata janë të vetmit që mund ta punojnë dhe jetojnë atë me dinjitet. Mos u hiqni mundësinë. Ne shpresojmë akoma se keni dinjitet. Bëjini Shqipërisë detyrën që jeni betuar para Kushtetutës dhe duhet ta bëni./Dosja.al
TIRANA- Protesta në Tiranë po vijon prej 127 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetarëve drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe organizatorët.
Sakaq, kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, rrëzimi i klasës politike dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 127-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al