web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD kërkon kalim në sistem proporcional kombëtar, lista 100% të hapura

4 Tetor 2026, 18:42, Politikë CNA

PD kërkon kalim në sistem proporcional kombëtar, lista 100%

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, tha sot se Partia Demorkatike ka gati propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një dalje televizive, Bylykbashi tha se opozita do të kërkojë kalimin në sistemin proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, përfshi edhe ato të këshillave bashkiakë për zgjedhjet vendore të 2027-ës.

“Unë vetë do të çoj përpara idenë e hapjes së listave 100% përsa i përket këshillave vendor. Sigurisht e komplikon procesin e KQZ, por rrit demokracinë në raport me mundësinë e zgjedhësve për të votuar. Një kryetar bashkie nuk duhet të jetë thjesht i forcës politike, duhet të jetë i qytetarëve. Dhe një kryetar bashkie që zgjidhet me një shumicë të thjeshtë; 20%, 30% të votave sepse vota fragmentohet nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve që kërkojnë zgjidhjen e halleve të tyre”, tha Bylykbashi./CNA

 





Lajmet e fundit nga