Qytetarë dhe aktivistë kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në ditën e 127-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit mbajnë pankarta dhe flamuj, ndërsa gjatë marshimit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e situatës politike në vend.
Protesta pritet të vijojë përpara Kryeministrisë, ku qytetarët do të përcjellin kërkesat e tyre dhe do të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria.
© SYRI.net