Bota
Alarm në Athinë, dyshime për bombë në parlamentin grek
Një alarm për bombë u njoftua përmes një telefonate që paralajmëronte për vendosjen e lëndës shpërthyese në parlamentin e Greqisë.
Mediat greke raportojnë se sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur kontaktoi qendrën e thirrjeve të Parlamentit dhe raportoi se një shpërthim bombe ishte gati të ndodhte.
Reklamë
Autori nuk dha një afat kohor specifik për shpërthimin.
Autoritetet u mobilizuan menjëherë dhe ndërtesa në Athinë po inspektohet nga Departamenti i Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




