E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Elbasani prezanton mbrojtësin nigerian, përforcim i ri për prapavijën verdheblu

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit nigerian, Ikechukwu Ifeanyi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës verdheblu për sezonin e ri.

20-vjeçari ishte një nga objektivat e klubit elbasanas gjatë merkatos së verës, teksa drejtuesit kërkonin me ngulm një përforcim në krahun e majtë të mbrojtjes.

Reklamë

Pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte arritur prej kohësh, prezantimi zyrtar i futbollistit është bërë vetëm ditën e sotme.

Ifeanyi vjen nga eksperienca te Spartak Subotica në Serbi, ku ishte pjesë e klubit gjatë sezoneve të fundit.

Megjithatë, mbrojtësi nigerian nuk arriti të aktivizohej me ekipin e parë, duke luajtur kryesisht me skuadrat e moshave.

Përveç pozicionit si mbrojtës i majtë, 20-vjeçari ka gjithashtu aftësinë të luajë edhe në qendër të prapavijës, duke i dhënë më shumë alternativa trajnerit të Elbasanit për repartin mbrojtës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.