Klaudio Kanani i ka shpëtuar dënimit me vdekje në Kinë ku ishte arrestuar për trafikun e 1 ton drogë. Pas vendimit nëpërmjet një video që është siguruar nga avokati i tij, Kanani u bën thirrje familjarëve që të mos shqetësohen.
“Mos u bëni merak, jam mirë më shëndet. Më ka marrë malli për juve. Unë këtu jam mirë por normal si në burg. Juve mos u shqetësoni për asnjë gjë sepse unë nuk është se kam probleme jam mirë”, thotë i riu me origjinë nga Tepelena.
Ai shpreson e apelon tek shteti shqiptar për ti mundësuar transferimin e dënimit në një burg në vendin tonë. Gjykata e Apelit në provincën Guandong në Kinë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për ta ndëshkuar Klaudion me dënimin kapital, pasi është akuzuar në shtetin komunist për trafik droge. Versus.al

