Kushtrimi dhe Aurora
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Aurora dhe Kushtrimi, i kanë dhënë fund beqarisë ditën e sotme, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të veçantë.
Çifti i ka thënë “po” njëri-tjetrit në një ambient të bukur, të rrethuar nga natyra, ku emocionet dhe atmosfera festive kanë shoqëruar këtë ditë të rëndësishme për ta.
Ceremonia është zhvilluar në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë të çiftit, ndërsa festa e dasmës është shoqëruar nga një numër i madh të ftuarish.
Me këtë hap të rëndësishëm, Aurora dhe Kushtrimi kanë nisur një kapitull të ri në jetën e tyre, duke kurorëzuar dashurinë në një nga ditët më të veçanta për çiftin.
Sondazh
Poll
