web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova i shkon afër fitores, shtylla dhe goli në fund shpëtojnë Austrinë

4 Tetor 2026, 20:00, Sport CNA

Kosova i shkon afër fitores, shtylla dhe goli në fund

Kosova ka barazuar 1-1 përballë Austrisë në duelin e raundit të katërt të Ligës së Kombeve.

"Dardanët" e drejtuar nga Franco Foda i shkuan shumë afër triumfit, por pësuan golin e barazimit në minutat e fundit të takimit.

Pas një pjese të parë pa gola, Kosova u shfaq më kërkuese duke rrezikuar me anë të Hoxhës dhe Zhegrovës.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 70-të kur sulmuesi Fisnik Asllani zhbllokoi sfidën pas një asisti nga Zhegrova.

Vetëm tre minuta më vonë, fati i ktheu shpinën vendasve pasi gjuajtja e Milot Rashicës u ndal nga shtylla. Austriakët shfrytëzuan një rivënie anësore në minutën e 85-të, ku mbrojtësi Lang barazoi shifrat.

Me këtë pikë të marrë, Kosova mban vendin e dytë në grup me pesë pikë të grumbulluara. Ndërkohë, Austria vazhdon të kryesojë renditjen me tri pikë më shumë se përfaqësuesja dardane.





Lajmet e fundit nga