Ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë është mbyllur me barazimin 1-1, pas 90 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dyja skuadrat treguan angazhim maksimal në fushë, por u theksua një rivalitet i fortë deri në sekondat e fundit të takimit.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe momenti kyç për “Dardanët” erdhi kur Fisnik Asllani shfrytëzoi më së mirë rastin e tij, duke kaluar Kosovën në epërsi dhe duke ndezur entuziazmin në shkallët e stadiumit.
Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur avantazhin, Austria reagoi me gola. Ishte Christoph Lang ai që arriti të mposhtë mbrojtjen vendase, duke shënuar golin e barazimit që ktheu ekuilibrin në rezultat.
Pas këtij barazimi, Kosova dhe Austria marrin nga një pikë secila, duke ndarë kështu pikët në këtë përballje të fortë.
Lini një Përgjigje