Lajmi i fundit

LIVE - 127 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, nisin marshimin në Tiranë

VIDEO/ Thirrja për studentët: T’i prijmë protestës dhe t’i japim fund regjimit të Ramës

20:41, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 127-të të protestës në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, një prej protestuesve bëri thirrje për një angazhim më të madh të studentëve, ndërsa deklaroi se protesta ka frymëzuar shqiptarët edhe jashtë vendit.

Sipas tij, protesta ka marrë mbështetje edhe nga shqiptarët në diasporë.

Protestuesi kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Duke iu referuar nisjes së vitit akademik, protestuesi tha se studentët duhet të kenë një rol të rëndësishëm në vijimin e protestës. Ai u bëri thirrje studentëve që të rikthehen në protestë dhe ta udhëheqin atë.

Protestuesi kërkoi pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme, duke akuzuar klasën politike se nuk përfaqëson qytetarët.

‘Kështu që dhe nesër ta rrethojmë parlamentin edhe t’i tregojmë kësaj klase të inkriminuar politike dhe kësaj qeverie të korruptuar se nuk na përfaqësojnë’, tha ai.

‘Kjo protestë i ka frymëzuar dhe u ka dhënë besim shqiptarëve kudo që janë. Këtë fundjavë shqiptarët protestuan në Belgjikë kundër kësaj qeverie dhe për t'i hapur sytë Bashkimit Evropian e për t'i treguar se ne në Shqipëri nuk jetojmë në demokraci, por jetojmë në autokracinë e Edi Ramës.

Ne aspirojmë të shkojmë në Bashkimin Evropian, por në Bashkimin Evropian nuk mund të shkojmë me Edi Ramën, sepse Edi Rama nuk është një lider demokratik. Ai është autokratik dhe nën qeverisjen e tij, krimi dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq në çdo institucion. Në ditën e 127-të të kësaj proteste, që është dhe vigjilja e fillimit të vitit akademik, nesër më 15 tetor studentët do të rikthehen.

Kur nisi kjo protestë, studentët ishin ende në auditore, ata i mbaruan studimet në auditore, i mbaruan provimet, i mbaruan pushimet, por protesta s'ka mbaruar ende sepse Edi Rama dhe qeveria e tij nuk janë larguar akoma.

Kështu që njësoj si në qershor, nesër dhe çdo ditë, fjalën e kanë studentët që t'i prijnë kësaj proteste, t'i prijnë këtij revolucioni dhe t'i japin fund regjimit të Edi Ramës. Kjo protestë i ka frymëzuar dhe u ka dhënë besim edhe bashkive të vogla që sipas propozimit të qeverisë do të shkrihen.

Nesër bashkitë e vogla që pritet të shkrihen sipas propozimit të qeverisë kanë njoftuar protestë para Kryesisë së Kuvendit. Po krahas kësaj proteste, kemi dhe protestën në orën 3 te parlamenti. Aty ku mblidhet parlamenti i krimit për të votuar ligjet e kësaj oligarkie dhe të kësaj autokracie politike.

Kështu që dhe nesër ta rrethojmë parlamentin edhe t'i tregojmë kësaj klase të inkriminuar politike dhe kësaj qeverie të korruptuar se nuk na përfaqësojnë. Edhe sot siç është bërë zakon, protestën para Kryeministrisë e mbyllin studentët, për të filluar marshimin e nesërm, e për të filluar vitin e ri akademik.’, tha protestuesi gjatë fjalës së tij në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco