• Kontakt
Sunday, October 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Politika të mos ndërhyjë te SPAK-u”/ Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

21:01 : 04/10/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.

Kështu deklaron për DW Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, i cili ndodhej për një vizitë në Tiranë.

Ai kërkon që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, “madje as verbalisht”, dhe e lidh respektimin e standardeve mjedisore me shtetin e së drejtës.

Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin.

DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë?

Lexo edhe:

Protestuesit nisin marshimin, mbyllen fjalimet te Kryeministria

Protesta/ Aktivisti: Tetori do të jetë muaji i Ballukut, presim kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit

Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë. Shqipëria dhe shumica dërrmuese e qytetarëve duan që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Dhe kur dëshiron të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatosh ligjet evropiane. Ligjet evropiane kanë në themel, para së gjithash, shtetin e së drejtës. Por edhe çështjet mjedisore janë pjesë e shtetit të së drejtës. Prandaj, ju lutem, respektoni shtetin e së drejtës.

DW: Çfarë reformash konkrete pret Gjermania nga Shqipëria përpara se ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian?

Anton Hofreiter: Reformat që janë vërtet të rëndësishme lidhen me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Ndër çështjet themelore janë liria e fjalës, demokracia dhe shteti i së drejtës. Më pas, duhet të trajtojmë edhe një sërë çështjesh teknike, siç është siguria ushqimore, por edhe çështje të tjera politike që lidhen me mjedisin. Shqipëria ka nevojë për investime dhe, natyrisht, ka të drejtë të tërheqë investime. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, këto duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian.

DW: Ju e përmendët korrupsionin, i cili, sipas statistikave, mbetet një problem madhor në Shqipëri. A mendoni se ai mund të ngadalësojë procesin e negociatave?

Anton Hofreiter: Korrupsioni është problem në shumë vende, por këtu kemi parë raste të profilit të lartë, gjë për të cilën, nga njëra anë, mund të thuhet se është pozitive. Askush nuk është i paprekshëm. Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht. Dhe, për të qenë të qartë, korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
DW: Si mund ta ndihmojë Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?

Anton Hofreiter: Ne në Gjermani e mbështesim shumë Shqipërinë. E mbështesim në çështjet që lidhen me legjislacionin dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim, sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit të ardhshëm është një objektiv shumë ambicioz. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, por qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë për të bërë, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në zbatimin e tij.

DW: Ju thoni se mbyllja e kapitujve në vitin 2027 është një objektiv shumë ambicioz. Sa realist është ky afat?

Anton Hofreiter: Kjo është e mundur. Por më pas kemi ende procesin e ratifikimit dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me të. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët dhe të gjithë ata që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është ta bëjnë punën e tyre sa më mirë. Sepse edhe brenda BE-se ka njerëz që nuk duan që Shqipëria të bëhet anëtare, veçanërisht populistët e djathtë. Nëse atyre nuk u jepen argumente kundër anëtarësimit, atëherë është më e lehtë për miqtë e Shqipërisë, dhe unë e konsideroj veten një mik të Shqipërisë, të sigurojnë shumicat e nevojshme që Shqipëria të bëhet realisht anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, të gjithë politikanëve u them: bëjeni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Atëherë kemi një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./DW

Etiketa: Anton HofreiterBEEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit nisin marshimin, mbyllen fjalimet te Kryeministria

20:53 : 04/10/2026
AKTUALITET

Protesta/ Aktivisti: Tetori do të jetë muaji i Ballukut, presim kërkesën e dytë për heqjen e imunitetit

19:40 : 04/10/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Rama të tregojë kush është Ron Yeffet dhe çfarë aksesi ka në qeveri

19:35 : 04/10/2026
AKTUALITET

Protesta e 127-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Kjo qeveri po shkatërron të ardhmen!

19:12 : 04/10/2026
AKTUALITET

Nga Balluku te Sazani, media spanjolle: Dosjet “e nxehta” që po i lëkundin themelet e pushtetit

12:32 : 04/10/2026
AKTUALITET

Lali, frikë nga Rama edhe në burg

11:52 : 04/10/2026

TË GJITHA

“Politika të mos ndërhyjë te SPAK-u”/ Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

21:01 : 04/10/2026

Protestuesit nisin marshimin, mbyllen fjalimet te Kryeministria

20:53 : 04/10/2026

Humb kontrollin e motorit, plagoset rëndë drejtuesi 28-vjeçar në Ksamil

20:38 : 04/10/2026

Protesta/ Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

20:28 : 04/10/2026

Liga e Kombeve/ Dramë në “Fadil Vokrri”, Austria i mohon fitoren Kosovës në fundin e takimit

20:12 : 04/10/2026

Protesta e 127-të, protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve të Shqipërisë?

20:02 : 04/10/2026

Akuzohet për trafik droge, Apeli në Kinë rrëzon dënimin me vdekje për shqiptarin (Emri)

19:53 : 04/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com