“Jo në emrin tim”, protestë nesër para Kuvendit të Kosovës
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar në natën e 19-të të protestës se protestuesit do ta kalojnë gjithë natën në shesh. Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të bashkohen nesër në orën 08:00, para seancës së Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.
Ndryshimi i orës së protestës u bë pasi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën, seancë plenare në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit.
Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN!
Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu.
UÇK-ja është historia jonë. Identiteti ynë. Liria jonë.
NESËR, ORA 08:00 në mëngjes
TË GJITHË NË SHESHIN SKËNDERBEU
JO NË EMRIN TIM”, thuhet në njoftim.
”Jo në emrin tim”, protestë në Berlin kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
LVV kërkon nesër seancë plenare, në rend dite shqyrtimi i ligjit për Specialen
Prokuroria pushon hetimet ndaj Liburn Aliut: I gatshëm që të përballem me të vërtetën
- 21:18 “SHBA në Shqipëri ka ndryshuar!” Çipa: Nuk është njëjtë si në mandatin e dytë të Trump
- 20:55 Aksident në Ksamil, plagoset shoferi i motorit
- 20:41 Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”, sfida mbyllet me barazim 1-1
- 20:18 Të shtëna në një festë në SHBA, 2 të vdekur dhe të paktën 35 të plagosur
- 19:57 Netanyahu urdhëron shqyrtimin e masave të sigurisë në fluturimet ndërkombëtare për në Izrael
- 19:47 Jep dorëheqjen ministri iranian i naftës