Lajmi i fundit

LIVE - 127 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, nisin marshimin në Tiranë

‘Rama, jep dorëheqjen!’/ Protesta e 127-të, studentët drejtojnë marshimin drejt ‘Qyteti Studenti’

‘Rama, jep dorëheqjen!’/ Protesta e 127-të, studentët drejtojnë marshimin drejt ‘Qyteti Studenti’

20:37, 04/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 127-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar këtë mbrëmje në Tiranë me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, nën drejtimin e studentëve, protestuesit kanë nisur marshimin drejt ‘Qyteti Studentit’ dhe më pas në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë protestës janë përsëritur thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave edhe pranë Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

Në fokus është vendosur edhe nisja e vitit të ri akademik, me thirrje drejtuar studentëve për t’iu bashkuar protestave gjatë ditëve në vijim. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit opozitar edhe me nisjen e vitit akademik.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco