Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme, në ditën e 127-të të tubimit para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës politike.
Gjatë fjalimeve të mbajtura në protestë, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen tubimeve, jo vetëm në mbrëmje para Kryeministrisë, por edhe gjatë seancave parlamentare.
“Prandaj ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt, të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në orët e mbrëmjes këtu para Kryeministrisë, por në çdo seancë parlamentare ku deputetët votojnë në ligje që e masakrojnë Shqipërinë”, deklaroi protestuesi.
Ai u shpreh gjithashtu se gjatë ditës së nesërme priten protesta të tjera, duke bërë thirrje për pjesëmarrje edhe para Kuvendit, në të njëjtën kohë kur do të zhvillohet seanca plenare.
“Nesër do të jetë dhe do të ketë shumë protesta, nga shumë njerëz në shesh dhe para Kuvendit të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bllokojmë parlamentin e krimit”, tha protestuesi.
