“SHBA në Shqipëri ka ndryshuar!” Çipa: Nuk është njëjtë si në mandatin e dytë të Trump

4 Tetor 2026 | 21:18

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania, gazetari Aleksandër Çipa ka analizuar ndryshimet e rëndësishme në qasjen dhe strukturën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pas marrjes së detyrës nga ambasadori i ri Eric Wendt.

Sipas Çipës, në Shqipëri është krijuar prej vitesh një stereotip i të ashtuquajturës “ambasadokracizëm”, por sipas tij tashmë vihet re një transformim thelbësor si në profilin e ambasadorit, ashtu edhe në strukturën dhe fokusin institucional të vetë ambasadës.

Ai thekson se ambasada ka pësuar ndryshime si në strukturë ashtu edhe në numrin e nënpunësve, sidomos pas zhvillimeve në administratën amerikane gjatë mandatit të dytë të Presidentit Trump.

 “Shoqëria shqiptare ka krijuar një modul negativist në raport me marrëdhënien e ambasadave, se kur flisnim për regjimin në thonjëza të ambasadorokracisë, kishim parasysh mënyrën se si ndërtohej ë lobimi, influenca, komunikimi, informacioni e të tjerë me nën punësinë e ambasadës amerikane apo ambasadave të tjera.

Po ambasada amerikane është e rëndësishme për shkak të peshës specifike strategjike që ka në raport me Shqipërinë dhe shqiptarinë në përgjithësi se në fakt nuk është vetëm me Tiranë. Kjo gjë ndodh dhe me Prishtinën, ndodh edhe me Shkupi në pjesën e komunikimit. Pra ka një rol i cili është pranuar specifikisht.

Sot jemi në një modul tjetër, në një qasje ku duket se ambasadori ka fokusin e interesimit dhe të kontributit të vetë institucional dhe nuk merret më me atë pjesën tjetër dhe në pikëpamje numerike ambasada nuk është njësoj me atë që ka qenë para ë mandatit të presidentit, pra mandatit të dytë të presidentit Trump ka ndryshuar edhe si strukturë edhe si nënpunësi në një lloj pikëpamje edhe si relacione ndërnjerëzore. “

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Ksamil, plagoset shoferi i motorit

Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i...
20:55 | 04/10/2026

Dita e 127-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të diele qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 127-të. Si...
19:38 | 04/10/2026

Studimi: Mënyra si flasim mund të tregojë sa shpejt po plaket truri

Mënyra se si ne flasim, mund të na tregojë se sa shpejt po plakemi. Disa studiues kanë hedhur hipotezën se zëri dhe mënyra e të...
17:45 | 04/10/2026