Dita e 127-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria 4 Tetor, 19:12 “Shqip&...
Lufta Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Rusia po përshkallëzon bombardimet për të dobësuar rezistencën e Ukrainës ...
Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor 4 Tetor, 15:53 VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke 3 Tetor, 20:01 A...
Më tej, ai kërkoi që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, kjo duke theksuar se korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
TIRANA- Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter ka deklaruar se Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027. Në një intervistë për DW, ai theksoi se përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. Më tej, ai kërkoi që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, kjo duke theksuar se korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin. Në fund ai këshilloj politikanët të bëjnë sa më mirë punën e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë ka një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Intervista
DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë?
Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë. Shqipëria dhe shumica dërrmuese e qytetarëve duan që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Dhe kur dëshiron të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatosh ligjet evropiane. Ligjet evropiane kanë në themel, para së gjithash, shtetin e së drejtës. Por edhe çështjet mjedisore janë pjesë e shtetit të së drejtës. Prandaj, ju lutem, respektoni shtetin e së drejtës.
DW: Çfarë reformash konkrete pret Gjermania nga Shqipëria përpara se ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Reformat që janë vërtet të rëndësishme lidhen me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Ndër çështjet themelore janë liria e fjalës, demokracia dhe shteti i së drejtës. Më pas, duhet të trajtojmë edhe një sërë çështjesh teknike, siç është siguria ushqimore, por edhe çështje të tjera politike që lidhen me mjedisin. Shqipëria ka nevojë për investime dhe, natyrisht, ka të drejtë të tërheqë investime. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, këto duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian.
DW: Ju e përmendët korrupsionin, i cili, sipas statistikave, mbetet një problem madhor në Shqipëri. A mendoni se ai mund të ngadalësojë procesin e negociatave?
Anton Hofreiter: Korrupsioni është problem në shumë vende, por këtu kemi parë raste të profilit të lartë, gjë për të cilën, nga njëra anë, mund të thuhet se është pozitive. Askush nuk është i paprekshëm. Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht. Dhe, për të qenë të qartë, korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
DW: Si mund ta ndihmojë Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Ne në Gjermani e mbështesim shumë Shqipërinë. E mbështesim në çështjet që lidhen me legjislacionin dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim, sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit të ardhshëm është një objektiv shumë ambicioz. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, por qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë për të bërë, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në zbatimin e tij.
DW: Ju thoni se mbyllja e kapitujve në vitin 2027 është një objektiv shumë ambicioz. Sa realist është ky afat?
Anton Hofreiter: Kjo është e mundur. Por më pas kemi ende procesin e ratifikimit dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me të. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët dhe të gjithë ata që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është ta bëjnë punën e tyre sa më mirë. Sepse edhe brenda BE-se ka njerëz që nuk duan që Shqipëria të bëhet anëtare, veçanërisht populistët e djathtë.
Nëse atyre nuk u jepen argumente kundër anëtarësimit, atëherë është më e lehtë për miqtë e Shqipërisë, dhe unë e konsideroj veten një mik të Shqipërisë, të sigurojnë shumicat e nevojshme që Shqipëria të bëhet realisht anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, të gjithë politikanëve u them: bëjeni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Atëherë kemi një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./DW
Foto ilustruse TIRANA- Artef Leka i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021, ësht&e...
Klaudio Kanani Top Channel ekskluzivisht ka siguruar një video ku për herë të parë shfaqet Klaudio Kanani, i cili i shpëtoi d...
Mjeku Ermal Pashaj TIRANA- Mjeku Ermal Pashaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalë...
Foto ilustruse KSAMIL- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Si p...
Pamje ELBASAN- Një rradhë kilometrike është bërë në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, gjë e cila ka krijuar ...
Foto ilustruse TIRANA- Protesta në Tiranë po vijon prej 127 ditësh. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qyt...
Vëllezrit Haklaj TIRANA- SPAK ka pezulluar kallëzimin e Aishe dhe Muharrem Haklajt ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave t&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 127-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Viktimat GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë ...
Pamje FIER- Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Marglliç të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar një s...