LIVE UPDATES
Politike

Shqiptarët bëhen bashkë në Serbi/ Çfarë synon koalicioni që ka mbështetjen e Albin Kurtit

Historia e zgjedhjeve të fundit në Serbi ka treguar se mënyra se si partitë shqiptare hyjnë në garë ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë e tyre parlamentare.

4 Tetor 2026, 21:50 Nga E.d
Shqiptarët bëhen bashkë në Serbi/ Çfarë synon
Pamje

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të hyjnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Pas disa ciklesh zgjedhore të karakterizuara nga ndarjet mes partive shqiptare, tetë subjekte politike kanë arritur marrëveshjen për të dalë me një listë të vetme, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me Shaip Kamberin në krye. 

Marrëveshja nuk erdhi rastësisht. Historia e zgjedhjeve të fundit në Serbi ka treguar se mënyra se si partitë shqiptare hyjnë në garë ka ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë e tyre parlamentare.

Në vitin 2020, për herë të parë partitë kryesore shqiptare të Luginës hynë së bashku në zgjedhje përmes listës “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Rezultati ishte historik: lista mori 26,437 vota, ose 0.82 për qind, dhe siguroi tre deputetë në parlamentin 250-vendësh të Serbisë.

Ishte hera e parë që shqiptarët e Luginës arrinin të merrnin tre mandate. Nga viti 2007 deri atëherë, përfaqësimi i tyre nuk kishte kaluar një deputet. Por bashkimi nuk zgjati.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022 partitë shqiptare u paraqitën në dy lista. Njëra mbeti pa përfaqësim, ndërsa lista ku bënte pjesë Shaip Kamberi arriti të siguronte vetëm mandatin e tij.

E njëjta tablo u përsërit në zgjedhjet e vitit 2023. Shqiptarët hynë sërish të ndarë në dy lista dhe Kamberi mbeti përsëri deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina në parlamentin serb. Pikërisht ky precedent është në sfondin e përpjekjes së re për bashkim.

Negociatat që çuan te marrëveshja

Me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit 2026, nisi edhe përpjekja që partitë shqiptare të mos përsërisnin skenarin e dy zgjedhjeve të fundit.

Negociatat përfundimtare u zhvilluan në Prishtinë.

Më 29 shtator, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës arritën marrëveshjen për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”. Takimi ishte thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në marrëveshje u përfshinë tetë subjekte: Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, Alternativa për Ndryshim e përfaqësuar nga Visar Memeti, Partia Demokratike e Nagip Arifit, Partia Demokratike Shqiptare e Agim Sabedinit, Lëvizja e Progresit Demokratik e Shqiprim Musliut, Lëvizja për Reforma e Sami Salihut, Alternativa Liberale e Armend Aliut dhe Unioni Demokratik Shqiptar i Naser Azirit.

Në takim morën pjesë edhe drejtues të institucioneve shqiptare lokale, mes tyre kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti. Kurti e përshkroi rezultatin e negociatave me fjalët: "Vullneti për bashkëpunim mori formën e një zotimi të përbashkët.” 

Marrëveshja është e rëndësishme pikërisht sepse bashkon parti që në nivelin lokal kanë konkurruar dhe janë përplasur mes tyre.

Kandidati për deputet Visar Memeti tha se bashkimi tregoi se dallimet mes tyre mund të kapërcehen kur bëhet fjalë për përfaqësimin e shqiptarëve.

“Përgjegjësia jonë është më e madhe se çdo interes individual apo partiak”, deklaroi ai pas arritjes së marrëveshjes.

Shaip Kamberi në krye të listës 

Sipas marrëveshjes, renditja e kandidatëve është përcaktuar duke marrë për bazë fuqinë politike të partive, konkretisht numrin e këshilltarëve që ato kanë në kuvendet komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kjo e vendos Partinë për Veprim Demokratik në pozicionin e parë.

Shaip Kamberi do të jetë kandidati i parë i “Koalicionit Shqiptar”, ndërsa në vendin e dytë parashikohet Visar Memeti nga Alternativa për Ndryshim. 
Për Kamberin, objektivi është që potenciali elektoral i shqiptarëve të mos humbasë më për shkak të fragmentimit politik.

“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Synimi është rikthimi i një përfaqësimi me më shumë se një deputet dhe krijimi i një blloku shqiptar me peshë më të madhe në parlamentin serb.

Kurti kërkon pesë vende të garantuara

Por marrëveshja zgjedhore është shoqëruar edhe me një kërkesë politike që shkon përtej rezultatit të 25 tetorit. 

Kurti ka argumentuar se shqiptarët në Serbi duhet të kenë vende të garantuara në parlament, duke e krahasuar pozitën e tyre me atë të komunitetit serb në Kosovë.

Në Kuvendin e Kosovës, 10 nga 120 mandatet janë të garantuara për komunitetin serb. Sipas Kurtit, nëse zbatohet i njëjti parim proporcional, shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do t'u takonin të paktën pesë vende të garantuara në parlamentin me 250 deputetë të Serbisë. 

“Përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë si në Kosovë ashtu edhe në fqiun tonë verior”, deklaroi Kurti.

Por bashkimi ka edhe një dimension më të gjerë se numri i mandateve. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja përballen prej vitesh me debate mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, pasivizimin e adresave, përdorimin e gjuhës dhe simboleve, zhvillimin ekonomik dhe largimin e popullsisë.

Pikërisht këto çështje pritet të jenë boshti mbi të cilin tetë partitë do të kërkojnë votën.

Pas viteve të ndarjeve dhe dy cikleve zgjedhore me dy lista shqiptare, sfida e parë tashmë është kapërcyer: partitë kanë rënë dakord të hyjnë në një kolonë. 

Tani mbetet për t'u parë nëse bashkimi i vitit 2026 do të prodhojë në parlamentin e Serbisë një rezultat të ngjashëm me atë të vitit 2020. /Lapsi.al

preshevë bujanoci medvegjë

Sondazh

Poll

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta

Reforma Territoriale/ Ndoka: Propozimi për 100 bashki nuk është efiçent, mund të kemi mbi 200

Reforma territoriale/ Blushi kërkon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet të prijmë protestat

Reforma territoriale/ Berisha: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje të rëndësishme

Kreu veprime të turpshme para shkollës artistike, këngëtari Erind Xhaferaj del para gjykatës

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti