Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Nesër më shumë”, është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 127-të kundër qeverisë në Tiranë.
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një tjetër kërkesë e përsëritur gjatë protestës ishte krijimi i një qeverie teknike.
Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe të hënën, me tubim para Kryesisë së Kuvendit dhe protestë gjatë seancës plenare në Parlament.
© SYRI.net