Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe shoku i tij do të hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet se ka dhunuar një punonjës policie. Sipas burimeve djali i Mataj së bashku me bashkëmoshatarin e tij 18-vjeç kanë goditur me grusht efektivin 25-vjeçar pas një konflikti në lagjen nr.6, Durrës. Motivet e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta.
Elisabeta Mataj e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, u lirua nga qelia dhe u la në arrest shtëpie më 25-shtator. Ndërkohë pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetah Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.
Më 18 korrik, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Matajt masën arrest në burg, që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli. Mataj dyshohet se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të dyja në masën arrest në shtëpi, përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.
Pamjet e Matajt teksa i merrte paratë në zyrë me qese të zeza bënë xhiron e rrjetit, ndërsa fondet e shtetit regjistrohet sikur ishin dërguar për pensionet. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino nga ish-drejtoresha e Postës së Durrësit
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
-
o zot po ky gjyqtari Likaj qe e nxorri nga burgu po behet gati ti nxjerr dhe djalin pa faj hajduteri maskarallek me shumice.
Përgjigju -
vend i korruptum kok e kemb burri i hajdutes kryetar ne bashki djali rreh policin,, bashkia durresit nji nga me te korruptuaret ne vand deri kur ishte xhuxhi daku e tashi qe erdhi sorra qorre qe komandohet akoma nga daku
Përgjigju








Komente
Komento