
Situata mes Cristiano Ronaldos dhe kombëtares së Portugalisë ka marrë një tjetër kthesë, këtë herë pas një reagimi të partneres së tij, Georgina Rodriguez, ndaj trajnerit Jorge Jesus.
Georgina publikoi në Instagram një citat që ia atribuoi ish-trajnerit të Ronaldos, Sir Alex Ferguson.
Në të kritikohej vendimi i Jorge Jesus për ta grumbulluar Ronaldon me kombëtaren, edhe pse, sipas citatit, nuk kishte plan t’i jepte shumë minuta në fushë.
Krahas këtij postimi, Georgina shkroi edhe një koment të drejtpërdrejtë ndaj trajnerit portugez: “Nuk e di si mund ta mbajë ky njeri emrin e Krishtit".

Por vetëm pak kohë më vonë, u zbulua se citati i atribuar Fergusonit nuk ishte i konfirmuar.
Ai ishte publikuar fillimisht nga një faqe në Instagram pa treguar burimin, teksa mediat portugeze raportuan se nuk kishte asnjë dëshmi që Ferguson ta kishte bërë një deklaratë të tillë.
Pas kësaj, Georgina e fshiu postimin, por tashmë pamjet ishin shpërndarë në rrjetet sociale dhe reagimi i saj mori vëmendje të madhe.

