Reali përgatit goditjen e madhe, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

Reali përgatit goditjen e madhe, 100 milionë euro për yllin e Juventusit

21:57, 04/10/2026

Kenan Yildiz është rikthyer në listën e objektivave kryesorë të Real Madridit për merkaton e ardhshme.

Sipas “Corriere dello Sport”, madrilenët po përgatisin një lëvizje konkrete për talentin turk.

“Los Blancos” e kishin pyetur për Yildizin që në dimrin e vitit 2025, me Xabi Alonson që e shihte si një objektiv të rëndësishëm.

Tani, interesi i Realit është rikthyer dhe një ofertë zyrtare mund të mbërrijë në muajt e ardhshëm.

Juventusi, ndërkohë, e konsideron 21-vjeçarin një prej shtyllave të projektit dhe ia ka zgjatur kontratën deri në vitin 2030.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse bardhezinjtë dështojnë sërish të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Në një skenar të tillë, Juventusi mund të shqyrtojë shitjen e Yildizit në verën e vitit 2027.

Klubi italian e kishte vlerësuar talentin turk në rreth 100 milionë euro.

Reali nuk duket i frikësuar nga kjo shifër dhe kërkon të forcojë repartin ofensiv për vitet e ardhshme.

Në Madrid, Yildiz do të mund të konkurronte drejtpërdrejt me Vinicius Junior për krahun e majtë.

Por për firmën e tij do të ketë konkurrencë të fortë nga Arsenali dhe Bayern Munichu.

Londinezët kërkojnë përforcime në krahun e majtë, ndërsa Bayerni e njeh Yildizin që nga koha kur ai ishte pjesë e akademisë së klubit.

Saga për talentin turk pritet të jetë një prej historive më interesante të merkatos së vitit 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco