Autoritetet shtetërore mund të kërkojnë bllokimin e domaineve “.al” nëse cenohet interesi publik
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar rregulloren re “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve shqiptarë (në zonën .al). Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në datën 1 korrik 2027.
Ajo parashikon që regjistrimi i domaineve do të bëhet nga regjistrues të akredituar nga AKEP, ashtu si në rregulloren e mëparshme. Përjashtim do të bëjnë vetëm nëndomain-t “.gov.al” dhe “.mil.al”, në të cilat regjistrimi do të kryhet vetëm nga AKEP.
Qëllimi i akreditimit është të sigurojë që regjistruesi përmbush kërkesat ligjore dhe teknike për ushtrimin e aktivitetit. Regjistruesi është përgjegjës për saktësinë e të dhënave dhe veprimet e kryera në emër të aplikuesve dhe zotëruesve.
Kushti për regjistrimin e emrave të domain-eve nën “.edu.al”, të rezervuar për institucionet e sistemit arsimor, shkencor dhe edukativ të Republikës së Shqipërisë, është që emri i nëndomainit, të përputhet plotësisht ose pjesërisht me emrin e institucionit ose projektit ose të ketë lidhje të qartë dhe të dokumentueshme me veprimtarinë e institucionit aplikues.
Institucionet arsimore, shkencore dhe edukative jo publike duhet të depozitojnë dhe një kopje të licencës së lëshuar sipas legjislacionit në fuqi për ushtrimin e aktivitetit.
Emri i domain-it ka një periudhë vlefshmërie një vit deri në dhjetë vjet, duke filluar nga data e regjistrimit të tij. Rregullorja nuk parashikon rregullime të tarifave që do të aplikojnë regjistruesit e akredituar për regjistrimin e emrave të domain-eve dhe këto tarifa do të përcaktohen lirisht prej tyre.
Një emër domain mund të konsiderohet regjistrim abuziv nëse emri i domain-it, është identik ose i ngjashëm në mënyrë që krijon konfuzion me një të drejtë të mëparshme; zotëruesi nuk ka të drejta ose interes legjitim mbi emrin e domain-it; emri i domain-it është regjistruar ose përdoret në keqbesim, atëherë kur është bërë me qëllim: shitjen, dhënien me qira ose transferimin e tij për përfitim financiar; për të penguar ushtrimin e një të drejte të mëparshme nga një palë e tretë; iii. dëmtimin e një konkurrenti; për të mashtruar përdoruesit ose për të krijuar konfuzion me qëllim përfitimi.
Në rast se konstatohet regjistrim abuziv, AKEP mund të vendosë fshirjen e emrit të domain-it dhe transferimin e emrit të domain-it tek pala që zotëron të drejtën.
AKEP do të hartojë dhe mbajë të përditësuar një listë të emrave të ndaluar të domain-eve të cilët për shkak të specifikës natyrës së tyre, nuk mund të regjistrohen si emra domain-esh.
Listat e emrave të ndaluar dhe të rezervuar do të bazohet në parimet e mbrojtjes së interesit publik, respektimit të rendit juridik, parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit, mbrojtjes së besueshmërisë së hapësirës “.al”
Për regjistrimin e një emri domain-i nën zonën “.al”, regjistruesi është i detyruar të mbledhë dhe të paraqesë në sistemin e regjistrit të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe kontaktimin e zotëruesit të domain-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
AKEP mund të iniciojë në çdo kohë, një proces verifikimi për saktësinë e të dhënave, kontaktueshmërinë e zotëruesit apo kontaktit administrativ dhe në përgjithësi për respektimin e kësaj rregulloreje.
Verifikimi mund të iniciohet edhe pas një raportimi/ankese nga palë të treta në AKEP.
Në rast të konstatimit të shkeljeve të kësaj rregulloreje, AKEP fillon një procedurë korrigjimi, duke bërë me dije regjistruesin dhe zotëruesin. Procedura e korrigjimit ndjek disa faza.
AKEP kërkon korrigjimin e mangësisve të konstatuara brenda 10 ditëve kalendarike nga zotëruesi i domain. Nëse, me kalimin e afatit 10 ditor, nuk korrigjohen mangësitë, AKEP, pezullon domain për një periudhë jo më shumë se 30 ditë.
Nëse, me kalimin e afatit të pezullimit, nuk korrigjohen mangësitë, AKEP, bllokon domain për një periudhë jo më shumë se 30 ditë. Nëse, dhe pas afatit të bllokimit, zotëruesi nuk përmbush rregullat e pranueshmërisë dhe të kontaktueshmërisë, AKEP, njofton regjistruesin dhe zotëruesin e domainit dhe fshin këtë domain.
Zotëruesi i një emri domain-i mund të jetë çdo individ, subjekt person fizik që ushtron aktivitet tregtar, subjekt juridik publik ose privat, shqiptar ose i huaj, në emër të të cilit është regjistruar emri i domain-it.
Numri i domain-eve që mund të posedojë në përdorim një subjekt është i pakufizuar, por zotëruesi dhe kontakti administrativ duhet të jenë të identifikueshëm dhe të arritshëm në çdo kohë. Zotëruesi është i detyruar të deklarojë dhe të mirëmbajë të dhëna kontakti të sakta dhe funksionale, përfshirë një numër telefoni dhe një adresë elektronike aktive.
Një emër domaini mund të bllokohet në bazë të një vendimi gjyqësor mbështetur nga një ekzekutim i përkohshëm ose me fuqinë e vendimit përfundimtar; në bazë të një vendimi të gjykatës së shtetit të huaj atëherë kur është njohur si i ekzekutueshëm në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurave Civile; në rastin e procedurës administrative, të filluar nga AKEP por jo më shumë se 30 ditë; me kërkesë të arsyetuar të autoriteteve kompetente; e. në rastet e domain-eve pa regjistrues.
Në rastin e bllokimit të një emri domain me kërkesën e autoriteteve kompetente ndërhyrja në infrastrukturën e domain-eve apo në sistemin DNS, ndërmerret nga AKEP, vetëm nëse ekziston një kërkesë e bazuar në ligjin sektorial në fuqi të autoriteteve kompetente, e justifikuar nga një rrezik i drejtpërdrejtë në interesin publik, sikurse mund të jetë siguria kombëtare, përmbajtje e paligjshme apo e dëmshme që përfshin të mitur, nxitjen e urrejtjes, dhunës, mashtrim financiar, në masën e nevojshme dhe proporcionale për arritjen e qëllimit të parashikuar nga ligji dhe nëse autoritetet kanë kontakuar më parë me zotëruesin e domain për këtë qëllim./ Monitor
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistro...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që ko...
Një pakartë “pikante” veçoi sonte mes shumë të tjerash ndë...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 127-të kundër q...
Gjykata Kushtetuese po shkon më 24 nëntor drejt një prej v...
Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël,...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj rapor...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një postim në rrjetet soci...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
Vatra e zjarrit në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të je...
Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar pas përmasave që ka m...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë. Pas r...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar sot...
CNA po përballet me kërcënime përmes gazetarëve në krye të...
Pas një akti kanosës të kryer mbrëmjen e së premtes në Kor...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 126-të kundër ...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një reagim lidhur me zjarre...
Një ngjarje alarmuese është shënuar në qytetin e Korçës, k...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia, dhe i cilës...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovi...
Gjatë një vizite të papritur në Kiev kancelari gjerman, Fr...
Brazilianët po votojnë për të zgjedhur midis presidentit t...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi emërimin e të dë...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...